16 Janar 2025

Greqi, masat shtrënguese rritin korrupsionin

Athinë, 9 mars - Masat shtrënguese ekonomike në Greqi po detyrojnë qytetarët të paguajnë ryshfet për shërbimet duke rritur korrupsionin, tregon një hetim i Transparency International.

Në 12 mijë njerëz të pyetur, 8.6 për qind e tyre treguan se u është kërkuar ryshfet në këmbim të shërbimeve vitin e kaluar.

Shuma e paguar si ryshfet u ul në vitin 2012 në 420 milionë euro, nga 554 milionë që ishte në vitin 2011.

Mesatarisht çdo grek ka paguar 1,228 euro ryshfet gjatë vitit për shërbime në spitale apo zyrat e taksave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)