16 Maj 2024

Greqi, Koha e bankave është tashmë e numëruar

Athinë, 14 janar - Instituti i financës ndërkombëtare, IIF, që po negocion me Athinën, në emër të bankave, një marrëveshje që do të bëjë të mundur ristrukturimin e borxhit publik grek, u shpreh se tashmë koha është e numëruar për këto bisedime.

\"Koha është tashmë e numëruar për arritjen e një marrëveshjeje\", bëri të ditur IIF në një komunikatë të publikuar në përfundim të një takimi të kreut të tij Charles Dallara në Athinë me Kryeministrin grek Lukas Papadhimos dhe me Ministrin e Financave Evangjelos Venizelos.

\"Një numër çështjesh kyçe nuk janë zgjidhur ende\", thuhet më tej në dokument, ku shtohet se \"bisedimet do të vazhdojnë sot në Athinë.

\"Është e rëndësishme që të gjitha palët zyrtare të japin miratimin ditët e ardhshme në mënyrë që bankat të mund të vënë në zbatim fshirjen e vullnetshme të 100 miliardë eurove nga borxhi publik grek për të cilën është rënë dakord në fund të tetorit me liderët e zonës euro, vazhdon komunikata e publikuar në emër të Dallara.

\"Si Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Nicolas Sarkozy e theksuan këtë javë gjatë konferencës së përbashkët të shtypit në Berlin, se është e rëndësishme që Greqia të arrijë një marrëveshje me sektorin privat lidhur me një shkëmbim vullnetar të borxhit sa më shpejt që të jetë e mundur\", thekson IIF.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)