Greqi, hetime ndaj ish-ministrit të Financave
Athinë, 31 dhjetor - Ish-ministri i Financave i Greqisë Jorgo Papakonstandinu do të përballet me hetime pas një skandali të evazionit fiskal.
Tre nga të afërmit e Papakonstandinut dyshohet se mungojnë në një listë të shtetasve grekë me llogari në bankat zvicerane, të cilën autoritetet po e përdorin për të hetuar lidhur me një evazion të mundshëm fiskal.
Prokurorët kontrolluan listën e dorëzuar fillimisht Ministrisë së Financave nga autoritetet franceze në vitin 2010, kur Papakonstandinu ishte drejtues i këtij dikasteri. Ata deklaruan se tre veta të lidhur me një ish-ministër nuk gjendeshin në listën e parë.
Qeveria socialiste e asaj kohe në Greqi nuk ndërmori asnjë veprim lidhur me këtë informacion, duke shkaktuar kritika të ashpra në kushtet e thellimit të krizës financiare të vendit. Ndërkohë,
qeveria e tanishme e koalicionit ka thënë se do të mbështesë çdo nismë për një hetim parlamentar lidhur me mënyrën si e trajtoi Papakonstandinu këtë listë.
Ndërkohë, Papakonstandinu i ka mohuar akuzat. Ai u përjashtua nga partia e tij socialiste pas bërjes publike të akuzave të premten.