Greqi: Fshehja e tatimit hobi kombëtar
Athinë, 21 gusht - Pagesën e tatimit në Greqi e shmangin thuajse të gjithë prej pronarëve të hoteleve, bareve, restoranteve, jahtave, automjeteve luksoze, shtëpive të shtrenjta me pishina deri te njerëzit e rëndomtë.
Prej fillimit të këtij viti janë vërtetuar gjysmë milionë raste të parregullsive.
Fshehja e tatimit në Greqi thuajse paraqet hobi kombëtar, ndërsa madje shërbimet tatimore nuk mund të vlerësojnë se sa para i kanë borxh shtetit ekonomistët dhe individët.