16 Janar 2025

Greqi, Eurobank ka humbur 1,09 miliardë dollarë

Athinë, 21 dhjetor - Banka greke \'\'Eurobank\'\' ka humbur 1,09 miliardë dollarë nga muaji janar deri në fund të muajit shtator, rreth dyfishin e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2011 (-575 mld euro), njoftoi sot banka, si pasojë e operacioneve të fshirjes së borxhit grek.

\'\'Eurobank\'\', që do të bashkohet në të ardhmen me Bankën Kombëtare të Greqisë, institucioni i parë tregtar në Greqi, ka pësuar humble prej rreth gjashtë miliardë eurosh për shkak të dy operacioneve të fshirjes së borxhit ndërmarrë në vitin 2012, e para në fillim të vitit dhee dyta një riblerje e borxhit nga shteti grek në fund të vitit, kërkuar nga kreditorët për të vazhduar ndihmën financiare.

\'\'Eurobank\'\' duhet të merrte në këmbim 5,8 miliardë euro nga rikapitalizimi evropian, shuma e së cilës u zhbllokua këtë javë pas muajve të gjatë përpjekjesh të vështira mes vendit dhe kreditorëve ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)