Greqi, edhe 88 392 persona të rinj të papunë
Athinë, 19 dhjetor - Numri i të papunëve të regjistruar në Greqi gjatë muajit nëntor u rrit 14,9 për qind ose 88 392 persona të rinj të papunë më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Ndërkohë, numri i të papunëve në nëntor, në krahasim me tetorin, u rrit 3,21 për qind.
Numri i përgjithshëm i të papunëve në vend është 715 693 persona, prej të cilëve 301 659 burra dhe 414 034 gra.