Greqi: Çdo javë 1000 ndërmarrje mbyllen shkaku i krizës ekonomike
Athinë, 21 prill - Deri në një mijë ndërmarrje individuale do të mbyllen çdo javë në Greqi në gjashtë mujorin e parë 2012 për shkak të krizës së rëndë në të cilën është zhytur vendi, theksoi sot Komisioni Evropian, që po përpiqet të zgjidhë këtë problem.
Greqia po përballet me një krizë ekonomike dhe sociale të pazakontë që po reflektohet nnë situatën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme."
"Gjashtë në dhjetë ndërmarrje kanë parë të ardhurat e tyre të ulen në vitin 2011 dhe 150 000 punonjës kanë humbur vendet e punës, theksoi Komisioni në një komunikatë në kuadër të vizitës në Athinë të Komisionerit Evropian për Industrinë, Antonio Tajani.
Thuhet se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012, deri në 1 000 ndërmarrje të vogla do të mbyllen çdo javë, vijon komunikata.
Komisioni u shpreh në mbështetje të një ndihme në rritje për këto shoqëri, vetëndërmarrëse dhe ndërmarrje familjare, që formojnë strukturën kryesore të ekonomisë greke.