Greqi, bie shkalla e papunësisë
Athinë, 16 shkurt - Shkalla e papunësisë në Greqi në nëntor të vitit 2015 ishte 24.6 përqind, që është 1.3 përqind më pak se në të njëjtën periudhë krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas Institutit të Statistikave të Greqisë (ELSTAT), në nëntor të vitit 2015 janë regjistruar 1 milion e 180 mijë e 516 të papunë. Shkalla e papunësisë në muajin nëntor ishte 24.6 përqind, ndërsa numri i të papunëve në këtë vend është ulur për 55 mijë e 857 persona.
Shkalla e papunësisë në nëntor të vitit 2014 ishte 25.9 përqind.
Sa i përket shkallës së papunësisë në mesin e të rinjve, apo personat e moshës 15-24 vjeç, papunësia është ulur nga 51.4 në 48 përqind, kurse në moshën 25-34, shkalla e papunësisë është rritur nga 33.6 në 34.2 përqind.