Greqi: Bankat rihapen, por kufizimet mbesin
Athinë, 17 korrik - Bankat e Greqisë do të hapen më 20 korrik, pasi ishin të mbyllura për tri javë, por klientët nuk mund të tërhqein para të gatshme, përveç në bankomate.
Zëvendësministri i financave i Greqisë, Dimitris Mardas, tha se klientët e bankave mund të depozitojnë para të gatshme, mund të bëjnë transfere të parave nga një xhirollogari në tjetrën, por kufizimet e tërheqjes së parave të gatshme mbesin.
Klientët e bankave për çdo ditë nga automatet mund ti tërheqin 60 euro në ditë.
Rihapja e bankave po bëhet pasi Banka Qendrore Ervropiane tha se do ta shtoj nivelin e fondeve emergjente për bankat në Greqi.