16 Nëntor 2024

Greqi, 96 për qind e kreditorëve i kanë marrë paratë e tyre

Athinë, 1 qershor - Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias thotë se thuajse të gjitha paratë e ndihmës u janë kthyer kreditorëve.

\"96 për qind e parave që kemi marrë në gjashtë vitet e fundit u janë paguar kreditorëve tanë. Kjo do të thotë për shembull se pasi unë të jap para dhe ti ma kthen përsëri mua, dhe më pas unë të ndihem fajtor për këtë gjest solidariteti. Ata ia arritën të marrin paratë e tyre dhe tani u tregojnë vendeve të tjera të Europës historinë mitike se do të jetojnë në solidaritet.\"

Athina dhe kreditorët e saj ndërkombëtarë vazhdojnë bisedimet për të marrë para \'cash\' kundjet realizimit të reformave.

Kryeministri i Greqsië Alexis Tsipras tha më herët se vendi i tij nuk duhet të fajësohet për mos arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët. Ai u bëri thirrje udhëheqësve europianë t\'i tejkalojnë pengesat teknike dhe të arrijnë një zgjidhje politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)