Greqi, 80% e qytetarëve pesimistë për perspektivën ekonomike
Athinë, 12 maj - Afro 80 për qind të qytetarëve grekë janë pesimistë për gjendjen e tyre ekonomike dhe perspektivën e vetë ekonomisë greke.
Kjo shifër vjen nga një sondazh publik të publikuar më 10 maj nga Shoqata greke e Biznesit.
Megjithëse qeveria helene është shprehur disa herë se synimi i për shtimin e të ardhurave dhe pakësimin e deficitit buxhetor do të arrihet vetëm kur të gjithë qytetarët përpiqen bashkë në shpejtimin e reformës, 77% e të pyeturve janë ende dyshues ndaj efektivitetit të politikave të kursimit të qeverisë, si rritja e taksave dhe uljen e rrogave.
Në fund të vitit 2009, Greqia u prek nga një krizë e rëndë e borxhit, çka detyroi qeverinë greke të ndërmarrë politikë kursimi, si rritje të taksave dhe ulje të rrogave.
Krahas kësaj, pasi morri një fond shpëtimi prej 110 miliardë eurosh nga BE-ja dhe FMN-ja, qeveria greke planifikon që të ulë nivelin e deficitit buxhetor nën 3% para vitit 2014.
Një vit pas zbatimit të politikave përkatëse, qeveria greke ka marrë vetëm një pjesë të fondit të shpëtimit, çka kërcënon realizimin e planit të saj për rritjen e qëndrueshme fiskale.