Greqi, 36.000 pensionistë të rremë
Athinë, 20 mars - Në Greqi 36.000 persona me rrugë mashtrimi kanë marrë ndihma në shuma të konsiderueshme, përfitime sociale apo pensione.
Mashtrimi i tyre u arrit të zbulohet pas regjistrimit të përsëritur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të vendit të përfituesve.
Dikush ka vazhduar të marrë pensionin pas vdekjes së të afërmve, dikusht tjetër një herë në muaj shtirej si i verbër apo i shurdhër e kështu me radhë.
Në këtë mënyrë nga arka e shtetit kanë rrjedhur qindra miliona euro çdo muaj.
Ministria greke e Shëndetësisë insiston në ndjekjen penale të invalidëve të rremë.
Shkurtimi i përfitimeve sociale ishte një nga kushtet e vendosura për marrjen nga Greqia të kredisë së BE-së, pa të cilën vendi do të ishte i detyruar të shpallte falimentimin e vet.