Greqi: 30.000 të papunë më shumë
Athinë, 4 tetor - Qeveria greke ka ndërmend të pushojë edhe rreth 30.000 nëpunës civilë në kuadër të masave për reduktimin e shpenzimeve buxhetore, njofton Agjencia Reuters me referim tek fjalët e një zëvendësministri të paidentifikuar grek.
Sipas fjalëve të bashkëbiseduesit të Agjencisë, presupozohet krijimi i të ashtuquajturave rezerva të punës me kalimin e një pjesë të bashkëpunëtorëve të aparatit shtetëror në pagesë të pjesshme me pushim pasues mbas një viti nga puna.
Pritet që rreth 30.000 nëpunës civilë të kuadrohen në rezervat e punës deri në fund të vitit 2011.