05 Maj 2024

Greqi, 27 ishuj në shitje

Athinë, 19 korrik - 27 ishuj private në Greqi kanë dalë në shitje për shkak të krizës. Lajmin e bën publik gazeta e së dielës, “Kathimerini”, e cila shpjegon se kriza greke ka detyruar shumë pronarë të ishujve të nxjerrin për shitje pasuritë e tyre të patundëshme nëpërmjet agjencive greke dhe europiane.

Gazeta shkon edhe më tej duke botuar një listë që qarkullon në shumë agjensi shitjesh në kryeqytetet europiane, ku jepen të dhënat karakteristike të tyre.

Një prej shkaqeve kryesore, nënvizon gazeta, është fakti i taksës së lartë që duhet të paguajnë pronarët e tyre. Ndërmjet këtyre ishujve është edhe ai i Skorpios, pronë e familjes së famshme Onasis, që tashme ndodhet në duart e trashëgimtares së vetme Athina Onasis.

Me pas, bien në sy tre ishuj të famshëm për bukurinë e tyre në detin Jon, si  Kastri, Starti dhe Tsokari, që ndodhen përballe ishullit të madh të Lefkadhës, në jug të Korfuzit.

Sa për çmimet, vërtet që ato variojnë shpeshherë nga 5 deri në 10 milion euro, por sipas agjentëve ato janë të negociueshme, kjo për shkak të mungesës së ofertës në treg. Të interesuarit padyshim janë biznesmenë apo kompani të huaja, akoma edhe sheikë arabë që duan të kenë privatësine e tyre.

Ajo që ngre më shumë vlerën e ishujve është afërsia me një qendër të banuar, uji i pijshëm, një port natyral si dhe madhësia.

Por si gjithnjë problemi më i madh është përsëri burokracia greke e cila edhe në këtë rast bëhet pengesë për shitjen sa më të shpejtë të tyre.

Qeveria greke ka reaguar ashpër, dy muaj më parë, pas deklaratave të dy eurodeputetëve gjermane sipas të cilëve vendi mund të shlyente një pjesë të mirë të borxhit, po të shiste disa prej ishujve të tij në pronësi të shtetit, apo pas artikujve të ngjashëm në gazetën britanike “The Guardian”.

Sipas specialistëve, largimi i shumë kompanive shumëkombëshe nga Greqia në gjashtë muajt e fundit dhe shitja e ishujve privatë me çmime tepër të ulëta, vlerësohet se janë vetëm fillimi i asaj çka pason thellimin e krizës ekonomike në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)