19 Maj 2024

Grekët tërheqin edhe 72 miliardë euro nga bankat

Athinë, 11 qershor - Paqartësia ekonomike dhe politike në Greqi e ka shtyrë popullin që kursimet t'i fshehë nën jastëk.

Në Greqi ku brenda dy vjetëve të fundit nga bankat janë tërhequr rreth 72 miliardë euro po përjetohet një bum në shitjen e kasafortave.

Populli i cili i ndruhet falimentimit të bankave dhe kthimit në njësinë vendore të monedhës me vlerë të ulët, ka filluar që kursimet t'i fshehë në shtëpi.

Ata që i kanë borxhe taksash shtetit, i cili ka vënë në zbatim masa të rrepta kursimi, me arsyetimin se bankat mund të vënë dorë mbi llogaritë e tyre, kanë një arsye të dyfishtë për t'i fshehur paratë nën jastëk.

Specialistët vënë në dukje se populli grek është larg kulturës së punës intensive dhe me disiplinë, ndërkohë që nëpër anketat e bëra rishtazi, grekët e shohin veten e tyre si popullin më punëtor të zonës euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)