03 Maj 2024

Grekët tërheqin depozitat e tyre në euro nga frika e zhvlerësimit

Athinë, 17 maj - Presidenti i Greqisë foli për “frikë që mund të dalë jashtë kontrollit në panik” te bankat e vendit në javët para zgjedhjeve të ardhshme, gjë që mund të përshkallëzohet më tej në daljen e Athinës nga Eurozona, – njofton agjencia Reuters.

Grekët po tërheqin depozitat e tyre në euro të frikësuar nga perspektiva e një zhvlerësimi të shpejtë në rast se vendi largohet nga monedha e përbashkët, mësohet të ketë dhënë Presidenti Karolos Papoulias gjatë tatkimit me udhëheqësit politikë.

Partitë politike refuzuan të krijojnë një koalicion, gjë që i hapi rrugën zgjedhjeve të reja, të cilat pritet të fuqizojnë partitë kundërshtare të marrëveshjes ë shpëtimit.

Guvernatori i Bankës Qendrore George Provopoulos tha se gjatë ditës së hënë grekët tërhoqën nga bankat 700 milionë euro, sipas procesverbalit të mbledhjes së presidentit me krerët e partive.

“Provopoulos më tha se nuk ka panik por ka një frikë masive që mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në panik,” thuhet në procesverbal duke cituar presidentin.

“Tërheqjet dhe transferuat [jashtë vendit] deri në orën 4 pasdreke kur unë e mora në telefon, kanë kapërcyer kuotën e 600 milionë eurove dhe kanë arritur në gati 700 milionë,” tha ai.

Prespektiva e largimit të Greqisë nga monedha e përbashkët solli zhvlerësimin e euros dhe aksioneve në të gjithë kontinentin në nivelin më të ulët në katër muaj si dhe solli rritjen e interesave të kërkuara për borxhet spanjolle e italiane, gjë që paralajmëron se dalja e Greqisë do të sjellë vuajtje edhe për vende të tjera.

Burime në dy banka greke i thanë Reuters se tërheqjet gjatë ditës së martë patën të njëjtin ritëm me atë të ditës së hënë dhe shifrat e dhëna nga presidenti duken përgjithësisht të sakta.

Grekët kanë qenë duke tërhequr fonde nga bankat për shumë vite tashmë dhe për momentin, nëpër bankat e Athinës nuk janë krijuar rradhë. Megjithatë, fluksi i tërheqjeve gjatë ditëve të fundit ka qenë i pazakontë.

Një drejtor i rëndësishëm banke tha se ka patur tërheqje, por jo shenja paniku, si në rastin e prillit 2010 kur tetë miliardë euro u tërhoqën vetëm pak ditë para se Greqia të përfitonte ndihmën e parë financiare.

Sipas statistikave të bankës qendrore, bizneset dhe familjet greke kishin 165 miliardë euro depozita në fund të marsit dhe kanë tërhequr gjithsej 72 miliardë euro që nga janari 2010. Ekspertët thonë se një pjesë e tërheqjeve qenë për të larguar kapitalin nga Greqia, por një pjesë e mirë është si pasojë e faktit që shumë grekë po jetojnë duke shpenzuar kursimet e veta si pasojë e krizës.

“Ka një farë skizofrenie në shoqërinë tonë për momentin. Njerëzit duan të rrinë në Europë ndërkohë që sulmojnë kreditorët e vet,” tha Theodore Couloumbis, një ekspert në Athinë.

“Shumë gjëra varen nga fakti nëse populli grek do të shkojë sërish në zgjedhje me zemërim dhe do të votojë me pasion në vend që të votojë me gjakftohtësi. Zgjedhja aktuale është mes të keqes dhe shumë të keqes,” shtoi ai. 16 maj 2012

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)