Grekët serish protestojnë kundër politikave të kursimit ekonomik
Athinë, 10 qershor - Mijëra grekë u mblodhën të dielën në qendër të Athinës, duke protestuar ndaj politikave të kursimit ekonomik.
Populli grek së bashku me protestues të vendeve të tjera të Evropës, kundërshtoi imponimin e politikave të kursimit ekonomik dhe hodhi parulla kundër qeverisë greke dhe liderëve të BE.
Protestuesit u tubuan përballë parlamentit grek dhe dënuan ashpër vendimet e qeverisë greke për thellimin e masave të kursimit ekonomik, në një kohë kur Greqia po kalon vitin e 6-të radhazi të rënies ekonomike.