Grekët protestojnë ndaj sistemit kapitalist

Athinë, 1 prill - Grekët janë hedhur sërish në protesta për të kundërshtuar vazhdimin e politikave kursimtare të qeverisë si dhe ndaj sistemit kapitalist në vend.
Sipas agjencisë Irna nga Athina, qytetarët grekë duke protestuar ndaj masave të qeverisë në lidhje me të ardhurat e ulëta të popullit si dhe ndaj treshes së Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane, të cilësuar si Trojka, të dielën në mbrëmje kanë protestuar në rrugët e Athinës me motot kundër qeverisë dhe sistemit kapitalist duke vazhduar më tej drejt parlamentit të vendit.
Protestuesit pas tubimit para parlamentit grek i kanë kërkuar qeverisë dhe deputetëve të parlamentit të këtij vendi të heqin dorë nga mbështetja e huadhënësve dhe të mendojnë më tepër për të ardhurat e ulëta të këtij vendi.