Grekët protestojn për të kundërshtuar buxhetin e vitit 2013
Athinë, 1 nëntor - Populli grek ka organizuar një protestë për të kundërshtuar projekt buxhetin e vitit 2013.
Projektbuxheti për vitin 2013, që do të votohet më 11 nëntor, një ditë para se Eurogrupi të japë ose jo dritën jeshile për këstin e ndihmës ndaj Greqisë.
Shumica e masave të tij kanë të bëjnë me reduktime masive në shpenzimet shtetërore, paga e pensione që shkojnë në 6.5 miliardë euro.
Ekonomia greke pritet të tkurret me 4.5% vitin e ardhshëm, borxhi total do të rritet deri në shifrën rekord prej 189% të PBB-së dhe po ashtu edhe papunësia.
Athinës zyrtare i është kërkuar në mënyrë të rreptë edhe në telekonferencën e ministrave të Financave të eurozonës, që menjëherë të mbyllë të gjitha çështjet e pazgjidhura në mënyrë që të finalizojë negociatat me trojkën, për të cilat kryeministri Samaras kishte trumbetuar orë më parë se kishin përfunduar.