Grekët më shumë se 61 miliard euro në borxh qeverisë
Athinë, 6 janar - Qytetarët grekë i detyrohen qeverisë me anë të taksave të papaguara 61.4 miliard euro.
Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i zyrës së statistikave në ministrinë e financave dhe thesarit në qeverinë greke.
Vetëm gjatë vitit 2013, qytetarët grekë nga mospagimi i taksave i detyrohen qeverisë 8.263 miliard euro.
Shtimi i taksave dhe tatimeve nga ana e qeverisë së djathtë dhe konservatore në Greqi, i ka përballur qytetarët grekë me një barrë të rëndë fiskale dhe tatimore, duke i bërë ata borxhlinj ndaj shtetit.
Pikërisht kjo i ka detyruar qytetarët grekë të shesin pronat e tyre si automjetet dhe shtëpitë me qëllim që të paguajnë detyrimet tatimore dhe taksat e prapambetura.
Megjithatë është i madh numri i qytetarëve grekë të cilët nuk arrijnë të paguajnë taksat e tyre.