Grekët dhe amerikanët s'do të mund t'i paguajnë borxhet
Athinë, 22 qershor - Agjencia Fitch paralajmëron se riprogramimi vullnetar i borxhit grek do ta konsideroj si të pamundshëm për pagesën e borxheve dhe se do ta ulë sërish rejtingun e Greqisë. Skenar të ngjashëm për rejtingun kreditor parashikon edhe për SHBA-të.
Esenca e problemit është anë atë se Greqisë i nevojiten ende para, deklaroi sot në një konferencë në Singapor,Andrej Kolkuhon, drejtor i Fitch-it për rajonin aziatik-pacifik, transmeton Rojters.
Në ndërkohë ministrat e financave të eurozonës po tentojnë të përgatisin pako të re të ndihmave për Greqinë, që nënkupton huazime plotësuese.
Pas negociatave dyjavore në Bruksel, Athinës i është dhënë kush i ri: masa më të rrepta pr kursim, të cilat duhet të kalojnë në Parlamentin grek.