Grekët, 47 miliardë euro në bankat jashtë vendit
Athinë, 27 korrik - Autoritetet greke po verifikojnë llogaritë bankare të të gjithë qytetarëve në vendet e huaja, ndërkohë që Ministria greke e Financave po studion mundësitë që të vendosë një tatim prej 10-15 për qind për të gjithë ata që kanë para në vendet e huaja, njoftoi gazeta vendase \"Ta nea\".
Nga fillimi i vitit deri tani nga Greqia për në vendet e huaja janë nxjerrë 18 miliardë euro, ndërsa nga fillimi i 2010 kjo ka arritur në 47 miliardë euro, çka ka sjellë prishjen e nivelit të likuiditetit të bankave greke.
\"Ktheni paratë në vend, tani është momenti\'\', bëri thirrje ministri i Financave, Evangjelos Venizelos. Autoritetet deri më tani kanë zbuluar 72 000 llogari bankare të grekëve në 42 vende të botës.