Gratë romune prijnë në poste drejtuese në kompanitë në BE
Bukuresht, 26 dhjetor - Rumunet janë të parat në klasifikimin e grave në Bashkimin Evropian, të cilat zënë poste drejtuese në kompanitë, sipas statistikës, të paraqitur nga Komisioni Evropian.
Rumania është në vendin e parë në Evropë për nga numri i grave në poste drejtuese dhe në këshillat administrative të firmave ato janë mbi 30 për qind nga personeli drejtues i kompanive.
Niveli mesatar për Bashkimin Evropian të grave në poste drejtuese në firmat është 13,7 për qind.