Gratë në biznes diskutojnë rolin e koperativave në zhvillimin e bizneseve
Prishtinë, 28 gusht - Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbështetur nga Fondacioni KAS organizon tryezën me gratë në biznes me temën “Roli i Koperativave në zhvillimin e bizneseve”.
Fjalën kryesore do ta ketë Kryeministri i Reublikës së Kosovës dhe Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.
Në tryezë do të marrë pjesë edhe Drejtori i Fondacionit KAS për Ballkanin Johannes Rey.
Panelistë janë edhe ekspertë të kësaj fushe, nga Gjermania Elmar Braunstein dhe Dietrich Herald.