17 Nëntor 2024

Gratë më pak të paguara sesa burrat

Gjenevë, 5 dhjetor - Organizata e Punës në Kombet e Bashkuara, bën me dije se gratë në shumë shtete rreth globit, të cilat janë më mirë të arsimuara dhe me më shumë përvojë sesa kolegët e tyre meshkuj, vazhdojnë të paguhen më pak.

Organizata ndërkombëtare e punës, ka bërë me dije se në mbarë botën ende mbetet boshllëk, pagesa për gjininë femërore.

Në raportin e fundit mbi pagat në nivel global të publikuar nga kjo organizatë, është konstatuar se burrat janë paguar më shumë se gratë, në gjithsej 38 vende të ekzaminuara.

Diferenca më e madhe e pagave është vërejtur në Shtetet e Bashkuara ku gratë fitojnë afërsiht 64.2 dollarë krahasa punës së njëjtë, për të cilën meshkujt marrin rreth 100 dollarë.

Kjo mospërputhje, sipas Organizatës së punës, shpjegohet me produktivitet, arsimimim apo përvojë nga ana e meshkujve në SHBA.

Por në Evropë, Rusi dhe Brazil gratë janë më të shkolluara e më me përvojë pune, por prap diferenca në paga ekziston, dhe atë burrat paguhen më shumë se gratë.

“Një nga faktorët që ndikojnë në këtë, është diskriminimi”, ka thënë zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e organizatës, Sandra Polaski.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)