Gratë e veja krijojnë bufe në shkolla
Projekti Gratë e veja krijojnë bufe në shkolla vuri në veprim gratë në Kosovë të cila kanë humbur burrat e tyre në luftë dhe për këtë arsye kishin mbetur në shtëpi pa ndonjë shpresë për një të ardhme më të mirë për familjet.
Ky projekt ka filluar me 15 dhjetor te 2014 dhe do te perfundoj me 15 dhjetore 2016 dmth me kohezgjatje 24 muaj dhe shuma totale 314,309.72 Euro dhe 298,469.00 euro (95%) nga ZBEK me Objektiv te përgjithshëm:
Më shumë se 100 gra të veja u përzgjodhën në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Drenas së bashku me zyrat e punësimit në komunat përkatëse.
Këto gra përfunduan trajnimin profesional për përgaditjen e ushqimit dhe 37 prej tyre iu ofrua punësim në 9 bufe të shkollave, të cilat u krijuan, u rinovuan dhe u pajisën nga projekti.
Përveç punësimit, projekti i inkurajoi gratë që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe familjet e tyre për të marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën e komunitetit lokal.
Zyra e BE-së po organizon një ngjarje për të shënuar përfundimin e suksesshëm të projektit.