Grantet për vetëpunësim dhe subvencionimi i pagave sukses të MPMS-së
Sarajevë, 16 mars - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po merr pjesë në Konferencën e Tretë të Koordinimit të Donatorëve në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), që po mbahet në Sarajevë.
Në panelin me temën Punësimi: Sfidat e krijimit të vendeve të reja të punës në rajon, ministri Abrashi theksoi në veçanti bashkëpunimin ndër-rajonal dhe shpalosi hapat që MPMS ka ndërmarrë për zbutjen e papunësisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ndër masat më të suksesshme në tregut e punës, ministri Abrashi ka veçuar grantet për vetëpunësim dhe subvencionimi i pagave, veçanërisht për grupet në nevojë, gratë dhe të rinjtë, aftësimi dhe riaftësimi në vendin e punës, migrimi qarkor, duke theksuar lehtësimet ligjore me Gjermaninë.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe ministra tjerë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe zyrtarë të lartë të organizatave si, Banka Botërore, USAID, ADA etj.