05 Maj 2024

Gracanicë, regjistrimi vazhdon normalisht

Prishtinë, 4 prill - Në ditën e katërt të Regjistrimit të popullsisë, ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe kryeshefi ekzekutiv i Entit te Statistikave te Kosoves, Ibrahim Shabani kanë vizituar Gracanicën.

Ata jane pritur nga kryetari i komunës, Bojan Stojanoviq. Ministri Yagcilar është interesuar për mbarëvajtjen e Regjistrimit në komunën e Gracanicës.

Ministri i MAP-it dhe kryeshefi i ESK-së, janë shprehur të gatshëm që të ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që secili individë nga të gjitha komunitetet të realizojnë të drejtën për të qenë të regjistruar.

“Një proces ku pjesëmarrja e njerëzve do të ishte e e madhe dhe ku të dhënat do të ishin të sakta, do të  jetë në dobi të të gjitha komuniteteve, pasi që do të ofrohet mundësia e planifikimit të saktë në aspektin demografik, social dhe konomik” ka thënë ministri me këtë rast.

 Stojanoviq ka njoftuar ministrin Yagcilar se tashmë regjistruesit, kontrollorët dhe mikqyrësit janë duke e zhvilluar punën në terren.

“Bashkarisht jemi duke biseduar me njerëzit që t’u shpjegojmë për rëndësinë e regjistrimit, që do të ndikojë për të përmirësuar jetën e secilit” ka thënë kryetari Stojanoviq në Gracanicë.

Ai ka shtuar se si kryetar komune bashkë me stafin mbështetës të tij po zhvillojnë kontakte të drejtëpërdrejta në vazhimësi me njerëzit, për të përcuar mesazhin e qartë dhe informacionin e saktë për rëndësinë e regjistrimit.

Vizita në Gracanicë është bërë në vazhdën e vizitave në terren që ministri i MAP-it dhe kryeshefi i ESK-së të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre po i bëjnë këtyre ditëve kur Regjistrimi i popullsisë është në proces e sipër, për të parë nga afër ecurinë e këtij procesi.

Procesi i Regjistrimit të popullsisë i cila ka filluar me 1 prill do të vazhdojë deri më datë 15 prill. Gjatë këtyr ditëve do të bëhet regjistrimi i individëve , ekonomive familjare dhe banesave. Kjo do të ofrojë një fotografi të gjendjes demografike dhe soc-ekonomike në Kosovë.

Regjistrimi i popullsisë po bëhet në Kosovë për herë të parë pas 30 vjetësh, ndërkaq ritmi normal i regjistrimit të popullsisë në bazë të standardeve ndërkombëtare bëhet një herë në 10 vjet.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)