16 Nëntor 2024

Google jep 1.1 milion dollarë për shëndetin e refugjatëve

New York, 17 shtator - Gjiganti i kërkimit në internet Google ka dhuruar 1.1 milion dollarë tek organizatat që merren me shpërndarjen e ushqimeve dhe kujdesen për shëndetin e refugjatëve.

Kompania njoftoi gjithashtu se çdokush që viziton faqen “google.com/refugeerelief” mund të dhurojë një shumë prej 5, 10, 25, 100 ose 200 dollarë. Paratë e mbledhura do të shkojnë tek organizata të ndryshme humanitare, si “Save the Children”, UNHCR, etj.

“Google” nuk është e vetmja kompani teknologjike që po jep ndihmën e saj për refugjatët. “Uber” njoftoi më 9 shtator se po bashkëpunon me organizatën “Save the Children” në Britani, për të mbledhur donacione për fëmijët e refugjatëve.

“Goldman Sachs” gjithashtu ka dhuruar 2 milionë paundë për refugjatët që kanë arritur në tokën evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)