Goldman Sachs vlerëson ekonominë për vitin 2012
New York, 10 janar - Rritja e Prodhimit Bruto te Brendshem (PBB) e vendeve që hyjnë në grupin BRIKS (BRICS) - Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës - këtë vit mund të përbëjë mesatarisht më shumë se 7%.
Një parashikim të tillë publikoi të hënën Banka ndërkombëtare e investimeve Goldman Sachs.
Sipas të dhënave të analistëve, ritmet e rritjes së ekonomisë ruse do të arrijnë të paktën 3.5%.
Në mënyrë shumë më pesimiste Goldman Sachs vlerësoi perspektivat e ekonomisë së SHBA dhe vendeve të zonës së euros.
Sipas llogaritjeve të Bankës, rritja e PBB-së e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në vitin 2012 do të rezultojë rreth 1.7%, kurse e eurozonës do të reduktohet deri në 0.8% dhe do të mbetet në nivelin 1%.