08 Nëntor 2024

Golddstein siguroi përkrahjen e BB-së për Kosovën

Prishtinë, 6 dhjetor - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri  i Kuvendit të Kosovës, priti sot në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore (BB), përkatësisht, drejtoreshën e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, me bashkëpunëtorë.

Kryetari i komisionit Mustafa, pasi shprehu konsideratën e tij, si dhe të komisionit ndaj BB-së për ndihmën e vazhdueshme ndaj vendit tonë, i njoftoi mysafirët edhe për trendet e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Me këtë rast, Mustafa vuri në spikamë rritjen ekonomike vjetore, ndërkaq, në vijim foli edhe për sfidat në sektorë të ndryshëm ekonomik.  Ndër shqetësimet e ngritura nga kryetari Mustafa me këtë rast, ishte  numri  i lartë i të papunësuarave në vend.

Mustafa vlerësoi se mbështetja e BB-së ndaj Kosovës është jetike në këtë fazë për vendin tonë, ndërkaq, kërkoi që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldsein, duke iu drejtuar anëtarëve të komisionit, tha se në gjithë Ballkanin Perëndimor, e vetmja mënyrë për të eliminuar varfërinë e skajshme dhe për të promovuar përparimin e përbashkët është nëpërmjet krijimit të vendeve kualitative të punës, si dhe mundësive ekonomike për të rinjtë.

Duke folur për mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës,  Goldtsein vuri në dukje moshën e re të popullsisë së vendit tonë.

Lidhur me përkrahjen e BB-së ndaj Kosovës, drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, tha: ”Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i qëndrueshëm i Kosovës në 16 vitet e kaluara, duke e  përkrahur rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen e pas-konfliktit, përfshirë edhe gjatë pavarësimit tuaj si shtet”.

BB-ja, vijoi Goldstein, që nga viti 2000, ka ofruar, apo menaxhuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për Kosovën,  nëpërmjet rreth 40 operacioneve.

Kjo përfshin përkrahjen në shëndetësi, arsim, reformën e tokës, bujqësi, sektorin e ujit, sektorin e energjisë, politikat sociale, sektorin financiar dhe sektorë të tjerë.

Në fund të fjalës së saj, drejtoresha Golddstein, siguroi për përkrahje të BB-së edhe në të ardhmen.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)