23 Dhjetor 2024

Goditje e rëndë për Rusinë, gjiganti i naftës shet aksionet e firmës Rosneft

Londër, 27 shkurt - Gjigandi i naftës BP do të shese 19.75% të aksioneve në firmën shtetërore ruse të naftës, Rosneft, sipas një deklarate nga kompania.

“Bordi i BP njoftoi sot se do të largohet nga aksionet e saj në Rosneft. BP ka një aksion prej 19.75% në Rosneft që nga viti 2013,” thuhej në deklaratën e publikuar të dielën.

Shefi Ekzekutiv Bernard Looney gjithashtu do të japë dorëheqjen menjëherë nga bordi i Rosneft, sipas deklaratës. Kompania britanike ishte përballur me thirrje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të shkarkuar aksionet e saj të pronësisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Drejtuesi i Rosneft, Igor Sechin, është një aleat i ngushtë i Presidentit Putin. Rosneft furnizon me karburant ushtrinë ruse.

Shitja e menjëhershme i aksioneve te një blerës potencialisht i papërshtatshëm nuk ishte një opsion.

Zyrtarët e kompanisë thonë se është shumë herët për të thënë saktësisht se si do të ekzekutohet ky aksion. Kjo do të nënkuptojë një goditje të konsiderueshme financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)