19 Nëntor 2024

GM me çmim të dyfishtë në sallonin e automobilit në Detroit

Detroit, 14 janar - Salloni i automobilit i hapur sot në Detroit, në prani të ministrit amerikan të Transporteve, Anthony Coxa, rezultoi me një sukses të dyfishtë për General Motors (GM) që mori çmimet e makinës dhe të kamionit më të mirë të vitit.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu sot për çmimin e vitit, ai dëshmon cilësinë e automobilave të ekspozuar në sallon”, deklaroi Cox.

“Jemi krenarë që kemi marrë pjesë në rimëkëmbjen e këti sektori, gjë që pasqyrohet në këtë sallon”, shtoi ai.

Çmimi i kamionit të vitit (truck) shkoi për atë tip Chevrolet Silverado dhe për autoveturën e vitit për Corvette Stingray, sportive, e paraqitur vitin e kaluar në sallonin e fundit të Detroitit.

“Ky ishte një vit fantastik për GM”, theksoi kryeinxhinieri i Corvette, Tadge Juechter, gjatë marrjes së çmimit.

Nga ana e saj, drejtoresha e re e përgjithshme e GM, Mary Barra, bëri të ditur se rimëkëmbja e Evropës ”me siguri ka bërë pjesë në prioritetet kyçe të numrit një të automobilit, që vazhdon të humbasë para në Kontinentin e Vjetër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)