07 Nëntor 2024

GLPS i’u bën thirrje subjekteve politike që të bëjnë transparente financat

Prishtinë, 19 tetor - Në Konferencën për Media të organizuar sot, Grupit për Studime Juridike dhe Politike theksojë rëndësinë e një procesi demokratik zgjedhor në Republikën e Kosovës duke kërkuar nga partitë politike që të jenë sa më transparente, si dhe te rrespektojnë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Përkundër faktit që sot Komisioni Parlamentar për Mbikqyrjen e Financave Publike caktoi me short auditorët të cilët janë përgjegjës për Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe  Raporteve të Deklarimit Financiar të Fushatës së subjekteve politike, për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016,  ende vlen të theksohet që këto raporte të partive politike nuk janë audituar që nga viti 2013.

Për më tepër, vlen të theksohet që partitë politike janë në përfundim të fushatave të tyre zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 22 Tetor 2017, ende pa u kryer auditimi i raporteve financiare të tyre për të katërtin vit radhazi. Kjo situatë dëmton zgjedhjet e drejta dhe të lira në Kosovë, si dhe transparencën dhe llogaridhënien e partive politike.

Prandaj, Grupi për Studime Juridike dhe Politike bën thirrje që partitë politike të jenë sa më të hapura në lidhje me financimin e aktiviteteve politike të tyre që nga fillimi e deri në përfundim të fushatës elektorale. Duke u bazuar në faktin që qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë të informuar për mënyrën se si financohen partitë politike, Grupi për Studime Juridike dhe Politike  kërko që:

- Partitë politike të bëjnë transparente Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës zgjedhore, duke i publikuar në kohë që të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partive politike sidomos gjatë fushatave zgjedhore në mënyre që këto të jenë të qasshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.

- Gjithashtu, partitë politike duhet tëpublikojnë të gjitha shpenzimet e tyre që nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri nëperfundim të saj në mënyrë që të promovohet platforma zgjedhore,  si dhe të rritet transparenca e partive politike.

- Partitë politike gjithashtu duhet të publikojnë listën e të gjithë donatorëve dhe shumat e dhuruara për aktvitetet e partive politike në mënyrë që të parandalohen aferat e mundshme korruptive në mes të partive politike dhe donatorëve të tyre, sidomos gjatë procesit të tenderimit publik.  Kjo gjithashtu do t’i mundësonte publikut të njoh lidhjet në mes të financuesve të partive politike dhe procesit të vendim-marrjes, si dhe shpenzimit të buxhetit të Kosovës.

- Sic dihet, disa nga partitë politike në fillim të këtij viti kanë publikuar  raportet e tyre financiare vetëm pas presionit të ushtruar nga zyra e BE-së në Kosovë. Prandaj, Grupi për Studime Juridike dhe Politike iu bën thirrje partive politike që të respektojnë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe të bëjnë publike raportet e tyre financiare pa pasur nevojë për ndonjë presion të jashtëm.

Mënyra e financimit të partive politike në këtë proces është qenësore për integritetin e procesit zgjedhor, prandaj transparenca financiare përbën një element demokratik për të cilin secili qytetar i Kosovës duhet të njoftohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)