05 Nëntor 2024

GLPS, GAP dhe PIPS diskutojnë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin

Prishtinë, 4 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”.

Kjo tryezë e diskutimi synon të diskutojë lidhur me implikimet e Ligjit të ri për Paga si një nga kërkesat e dala nga Agjenda për Reforma Evropiane në kuadër të pakos ligjore për Reformë në Administratën Publike.

Më konkretisht, kjo tryezë do të reflektojë mbi implikimet financiare që ky ligj mund të ketë për buxhetin e Kosovës, dhe jo vetëm, si dhe hapat të cilat do t’i ndërmarrë Qeveria e re në zbatimin e tij.

Gjatë këtij diskutimi Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të publikojë një Analizë Politikash e cila fokusohet në identifikimin e implikimeve të mundshme të rritjes së pagave si rezultat i miratimit të Ligjit të ri për Paga.

Më saktësisht, kjo analizë shqyrton efektin që ky ligj mund të ketë në buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat, si dhe ndikimin e mundshëm socio-ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)