Gjysma e grekëve janë në borxh
Athinë, 5 janar - Sipas të dhënave të Sekretarisë së Përgjithshme të Administratës Tatimore të Greqisë 4,3 milionë shtetas grekë i kanë borxhe fiskale shtetit.
Bashkë me rritjen në vlerën 890 milionë euro, shifër që u realizua nëntorin e kaluar, borxhet që qytetarët grekë i kanë administratës tatimore në vend kanë arritur në 94,2 miliardë euro.
Pjesa prej 12,6 miliardë euro është borxh i ri, pra borxh i krijuar brenda vitit 2016.
Dhe 40% e kësaj kategorie përballen me sanksione të ndryshme për arsye të këtyre borxheve.
Nëntorin e kaluar u zbatuan sanksione ndaj 22 000 personave që nuk i kishin shlyer detyrimet tatimore ndaj shtetit.