Gjysma e gjermanëve në favor të qëndrimit në zonën euro
Berlin, 20 gusht - Të paktën 50 për qind e qytetarëve gjermanë do të votonin në favor të qëndrimit në zonën euro në rast të një referendumi mbi këtë çështje, sipas sondazhit për llogari të gazetës ''Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung'' (FAS).
''Ndërkohë, nga qytetarët që deklaruan se ishin të interesuar për politikën, 60 për qind e tyre ishin në favor të qëndrimit në eurozonë'', shton ''Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung''.