15 Nëntor 2024

Gjyqësori jo efikas në zgjidhjen e lëndëve të biznesit

Prishtinë, 15 dhjetor - Pa një sektor të zhvilluar dhe të fuqishëm bankar nuk mund të ketë as zhvillim të sektorit privat e rrjedhimisht as zhvillim ekonomik të vendit.

Legjislacioni i viteve të fundit dhe sistemi i përmbaruesve privat nga ata që përfaqësojnë sistemin bankar u vlerësua si një ndihmesë e madhe në kthimin më të shpejtë të kredive gjë e cila paraqet edhe njërën ndër sfidat e këtij sektori

Mirëpo përfaqësuesit e bizneseve kritikojnë gjyqësorin për shkak të zvarritjes së madhe të lëndëve të cilat atakojnë biznesin. Ata kanë kërkuar që të krijohet një dhomë e veçantë në gjyqësor për të zgjidhur lëndët e biznesit në kohë të shkurtër, e mos të zgjasin me vite dhe të cilat po harrohen.

Këto konstatime kanë dalë në konferencën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) me temën “ Ndikimi i sektorit dinamik bankar në zhvillimin e sektorit privat”.

Drejtori ekzekutiv i OEAK-së, Arian Zeka, tha se nëse ka pasur diçka pozitive gjatë këtyre viteve në ekonominë e brishtë të Kosovës, ka qenë sektori bankar i cili është treguar të jetë i fuqishëm dhe qëndrueshëm në vendin tonë.

Ai shtoi se kjo odë ka kërkuar gjatë këtyre viteve, që të ketë një zbatueshmëri më të madhe të kontratave në mes bankave dhe biznese, si dhe një efikasitet më të shtuar të gjyqësorit që të përmirësohet përmbarimi.

“Bizneset e rëndomta nga sektori privat, shpeshherë janë ankuar në kushte jo shumë të favorshme të financim në vendin tonë, pa u ndaluar dhe pa u analizuar shumë në arsyet të cilët kanë ndikuar në këto kushte të financim”, tha Zeka.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza tha se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2015 po karakterizohet me një ritëm të përshpejtuar të rritjes ekonomike dhe të nevojshme e gjeneruar kryesisht nga rritja e kërkesës së brendshme.

Ai shtoi se norma vjetore e rritjes ekonomike për vitin 2015 pritet që të arrijë diku për 3.5%.

“Rritja e kredive të reja konsumuese dhe remitencave kanë pasur ndikim të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave të disponueshme të qytetarëve dhe rrjedhimisht edhe në rritjen e konsumit privat. Përderisa edhe konsumi publik ka shënuar rritje”, tha Hamza.

Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, duke theksuar rëndësinë e sektorit bankar në zhvillimin e vendit, ai tha se në zhvillimin ekonomik sektori bankar luan dy role: e para është vet zhvillimi brena këtij sektori; dhe është sektori që ka treguar reformat brenda sistemit bankar investimet që janë bërë nga bankat.

Ndërsa, Eriola Bibolli nga banka Pro Credit Bank shprehu ndihmesën që është dhënë në dy vitet e fundit nga legjislacioni i aprovuar në Kuvend përmes Ligjit për Detyrime dhe funksionimit të përmbaruese privat, të cilët sipas saj, kanë ndikuar dukshëm në kthimin e kredive dhe përshpejtimin e lëndëve nëpër gjykata, atëherë kur ka pasur zvarritje të kthimit të kredive.

“Një pikë kthyese në përvojën e bankave me sistemin gjyqësor ka të bëjë aprovimi i ligjit të ri mbi detyrimit i cili ka qenë efektiv prej fillimit të vitit 2013 dhe njëkohësisht fillimi i punës së përmbaruesve privat. Kthimi i mjeteve prej kredive të shlyera gjatë vitit 2015 ka shënuar rritje prej 50%, krahasuar me vitin 2014 gjë që është një arritje e madhe, njëkohësisht edhe koha e procesit të lendeve prej përmbarueseve privat apo prej sistemit gjyqësor shënon një rënie prej 30% mesatarisht koha e procesit të një lënde në gjykatë ka shkuar 3-5 vjet”, tha Bibolli.

Ndërsa, për Yll Sejdiun nga NLB Bank, për të pasur një besueshmëri më të madhe në mes bankave dhe sektorit privat pasqyrat financiare të bizneseve duhet të bëhen më transparente.

Ekonomia jo formale në Kosovë sipas disa raporteve kap shifrën 40%, andaj për këtë arsye sipas Sejdiut, besueshmëria pasqyrave financiare nuk është në nivelin e duhur. Sipas tij, në këtë aspekt mund të bëjnë më shumë bizneset, duke rritur transparencën financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)