26 Dhjetor 2024

Gjykata Supreme lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për KB “Bujku”

Prishtinë, 20 janar -  Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) me të cilët lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI 136 Kooperativa Bujqësore “Bujku” me seli në Kosinë/Ferizaj.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë KB, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në e lartcekur.

Si rrjedhojë pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve për të cilat deri më  tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 33 NSh/KB/Asete.

Raportet Përfundimtare janë postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (www.pak-ks.org). 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)