Gjykata në Portugali hedh poshtë masat shtrënguese

Lisbonë, 7 prill - Në Portugali, Gjykata Kushtetuese mori vendimin se disa nga masat aspak popullore, si ulja e rrogave, në buxhetin e këtij viti, nuk janë të ligjshme.
Kjo masë i pakëson të ardhurat e qeverisë me të paktën 1,4 miliardë euro. Vendimi i gjykatës përbën një pengesë për një marrëveshje të arritur mes qeverisë dhe kreditorëve të huaj, të cilët i dhanë Portugalisë dy vjet më parë një paketë ndihmash prej 78 miliardë eurosh.
Gjykata Kushtetuese prej 13 anëtarësh e shoqëroi vendimin e saj me një deklaratë, ku thuhej se masa për shkurtimin e pagës në ditët e festave për punonjësit qeveritarë dhe pensionistët, si dhe pakësimi i përfitimeve për papunësinë dhe për ditët me raport mjekësor, nuk ishin kushtetuese.
Mes arsyeve të cituara për këtë vendim ishte se masat përbënim një shkelje për garancitë për barazi. Punonjësit e sektorit privat nuk preken nga ky vendim.