Gjykata Kushtetuese, 740 mijë euro në paga dhe mëditje
Prishtinë, 31 maj - Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjatë vitit 2013, vetëm në paga e mëditje ka shpenzuar nga buxheti 737 mijë e 776 euro.
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), në raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Gjykatës të Kosovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013, ka sqaruar se kjo gjykatë 50 për qind të buxhetit që ka e ka shpenzuar në paga dhe mëditje.
/Zëri/