07 Nëntor 2024

Gjurgjeviku i Vogël bëhet me kanalizim për trajtimin e ujërave të zeza

Klinë, 31 korrik - Në fshatin Gjurgjevik i Vogël të Klinës, sot kanë nisur punimet për ndërtimin e kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza. Ky fshat numëron rreth 100 shtëpi me mbi 600 banorë të cilët tash e tutje nuk do të jetojnë me frikën e ndotjes së bunarëve të tyre prej nga furnizohen më ujë të pijshëm.

Komuna njofton se i tërë projekti është 5.600 metra dhe ka kushtuar 62 mijë euro. Në ceremoninë e fillimit zyrtar të punimeve, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka uruar gjithë banorët për ketë projekt dhe ka premtuar edhe asfaltimin e rrugëve në këtë fshat që është edhe paralagje e qytetit të Klinës.

“Sot është një ditë e veçante për banorët e këtij fshati dhe për strukturat e pushtetit lokal ngase po kemi mundësi për të realizuar një projekt i cili është në interes dhe shërbim të qytetarëve. Me këtë projekt krijohet një ambient shumë me i pastër dhe hiqet mundësia e kontaminimit të bunarëve të familjeve të këtij fshati. Të jeni shumë të sigurt se pas këtij projekti do të punohet edhe në asfaltimin e rrugëve të këtij fshati”, u ka thënë banorëve të Gjurgjevikut, kryetari Bashota.​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)