19 Nëntor 2024

Gjuha akuzuese për biznesin cenon të ardhmen ekonomike të vendit

Prishtine, 30 janar - Oda Ekonomike e Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit legjitim dhe ligjor të interesave të sektorit privat në Kosovë, përmes anëtarësisë që përfaqësojnë rreth 80 % të kontribuesve në ekonominë e vendit, duke u thirrur në nenin 4 dhe 5 të Ligjit mbi Odën Ekonomike të Kosovës, ku në mënyrë të qartë definohet roli i OEK-ut, si përfaqësuese e interesave të biznesit të bashkuar në të, në raport me të gjitha institucionet, përmes një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës, doli me këto qëndrime në raport me debatet e fundit institucionale në raport me rolin e sektorit privat në proceset ekonomike në përgjithësi, me theks të vecantë në procesin e privatizimit:

1.     Oda Ekonomike e Kosovës është angazhuar vazhdimisht për transparencë të plotë, për të gjitha proceset që zhvillohen në Kosovë dhe do të përkrahim cdo kërkesë për transparencë e cila në vete ka qëllim përmirësimin e proceseve dhe jo selektivitetin jo-parimor për interesa të ngushta politike;

2.     Oda Ekonomike e Kosovës konsideron që gjuha e paargumentuar  debateve të fundit për privatizimim dhe investimet e huaja në Parlament, e cenon direkt sigurinë juridike të sektorit privat dhe të investitorëve të huaj dhe mund të sjell dëme kolaterale për të ardhmen ekonomike të vendit;

3.     Oda Ekonomike e Kosovës bën ftesë që të gjitha institucionet të angazhohen konkretisht në krijimin e kushteve ligjore dhe kornizës së plotë institucionale, që sektori privat të jetë bartës i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës në Kosovë, përmes kornizës për luftimin e ekonomisë jo-formale, krijimit të sigurisë juridike për investitorët, krijimit të kushteve të barabarta në treg, si dhe ofrimin e lehtësirave fiskale dhe financiare për investimet e reja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)