17 Nëntor 2024

Gjoba të mëdha në Maqedoni

Shkup, 12 tetor - Një gjobë deri më 500 euro për shpejtësi të palejuar në Maqedoni, parashikon ligji i ri i lëvizjes në vend. Gjoba të mëdha parashikohen edhe për shoferët, të cilët flasin në celular, duke e ngarë automobilin, ose janë pa rrip sigurimi.

Një gjobë prej 500 eurosh dhe revokimi i licencës së shoferit për një periudhë prej 6 deri më 12 muajsh është parashikuar për shkelësit e ligjit në vendbanimet, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km. Gjoba të njëjta janë parashikuar edhe për shkelësit në magjistral, ku shpejtësia është kufizuar për 130 km në orë.

Rripet e sigurimit janë të detyrueshme edhe për ndenjëset e pasme. Në rast shkeljeje gjoba është 50 euro. 300 euro do të jetë gjoba për kalimin me dritë të kuqe për shoferët, kurse për kalimtarët ligji parashikon një gjobë prej 50 eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)