18 Nëntor 2024

Gjithnjë e më shumë Italianë në Shqipëri për të siguruar kafshatën e gojës

Prishtinë, 10 qershor - Për dekada me radhë, qytetarët shqiptarë në kërkim të një jetë më të mirë dhe punë të shkonin në Itali, por kohëve e fundit trendi është i kundërt, shkruan agjencia italiane Ansa.

Për shkak të stagnimit ekonomik të Italisë, Italianët largohen  në kërkim të kafshatës së bukës, dhe një nga destinacionet e tyre është edhe Shqipërisë. 

Aktualisht në Shqipëri qëndrojnë, sipas qeverisë shqiptare, me leje qëndrimi për punë apo studime rreth 19.000 persona nga Italia.
Në dy vitet e fundit, gjithnjë e më shumë prej tyre punësohen në universitetet shqiptare, restorante, shërbimi të ndryshme  apo në  biznese të vogla, dhe shumë të rinj regjistrohen  në universitetet shqiptare, gjithnjë sipas revistës  Messaggero.

\"Ky është një bum i vërtetë dhe na tregon se ë çfarë mase  për italianët është  kriza në vend, por edhe diçka më shumë – për interesimin  për punësim në Shqipëri\", thotë sociologu Rando Devole duke shtuar se historia e  gjatë e emigrimit të shqiptarëve në Itali, padyshim ndihmon më lehtë hyrjen  dhe qëndrimin e  Italianëve përkohësisht të punojnë në Shqipëri. Për këtë ndihmon  edhe  fakti se shumë shqiptarë flasin italisht.

Në fakt, pas rënies së regjimit komunist në vend në vitin 1992. në Itali arritën rreth gjysmë milioni shtetas shqiptarë.

Ambasadori shqiptar në Itali Neritan Ceka tha se Shqipëria  ka rregulla të thjeshta për bizneset e vogla dhe një ekonomie që evoluon me shpejt se ajo italiane, për shkak se Italia është duke luftuar me një borxh të madh publik.

\"Shqiptarët tani janë më optimistë se italianët\", thotë Ceka, ndërsa ministri shqiptar për Mirëqenie Sociale Erio Veliaj muajin e kaluar Shqipërinë e  quajti \"Amerika e vogël\" për italianët, transmeton Slobodna  Dalmacija.


/Ismet Azizi/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)