Gjithë Europa ul pagat, gjermanët kërrkojnë rritje
Berlin, 4 maj - Rreth 115 000 të punësuar morën pjesë sot në greva dhe në mitingje të organizuara për të mbështetur kërkesat e pagave në industrinë gjermane, bëri të ditur sindikata, IG Metall.
Në Bavari, në jug të vendit, grevat e punës ishin më të konsiderueshmet, me 46 000 punëtorë nga 78 uzina, theksoi sindikata e fuqishme gjermane, para Rhenanisë në Westfalinë veriore, në veriperëndim të vendit dhe Bade-Wuertemberg, në jug të vendit, me rreth 16 000 punëtorë.
Në total, që nga fillimi i kësaj lëvizjeje fundjavën e kaluar, për të përfituar rritje të pagave me 6,5 për qind, IG Metall rregjistroi 160 000 pjesëmarrës.