23 Dhjetor 2024

Gjilani synon tërheqjen e investimeve të huaja

Gjilan, 16 mars – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se tërheqja e investimeve të huaja e projekteve ambicioze është synim kryesor gjatë mandatit qeverisës.

Këto komente, kryetari Hyseni i bëri pas takimit me përfaqësues të United Alsaqer Group.

“Tërheqja e investimeve të huaja e projekteve ambicioze është synim i yni gjatë mandatit tonë qeverisës. Gjilanin e vizituan sot përfaqësues të United Alsaqer Group, kompani investimesh nga UAE, me të cilët biseduam mbi planet e Komunës sonë si Zona Ekonomike apo investimet në fushën e turizmit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes nesh. Iniciativat dhe investimet e ndryshme janë gjithmonë të mirëseardhura, në dobi të zhvillimit të Gjilanit”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)