23 Dhjetor 2024

Gjilani synon rritjen e investimeve

Gjilan, 21 shkurt – Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në fundjavë janë mbajtur dy mbledhje të bordit të drejtorëve.

Kryetari Hyseni ka thënë se në këto mbledhje janë prezantuar problematikat dhe zgjidhjet e projekteve të çdo drejtorie.

“Gjatë kësaj fundjave, organizuam dy mbledhje me drejtorët e emëruar të drejtorive të Komunës së Gjilanit. U prezantuan problematikat dhe zgjidhjet e projekteve konkrete të çdo drejtorie, për planin e punës të vitit 2022. U dakorduam për koordinim, bashkëpunim institucional dhe transparencë. Biseduam mbi format se si mund ta ndihmojmë njëri tjetrin në proceset e punës”, ka thënë kreu i Komunës, Alban Hyseni.

Ai theksoi se ajo që synohet është sjella e një modeli të ri dhe mbledhje të tilla do të jenë të shpeshta.

“Adresuam çështjet më urgjente për t'u zgjidhur dhe prioritetet e qeverisjes sonë. Ajo çka synojmë, është sjellja e një modeli të ri dhe mbledhje të tilla do të jenë të shpeshta gjatë të gjithë qeverisjes, për të garantuar angazhimin serioz të të gjithëve ne, në detyrat që i kemi marrë përsipër. I kërkova të gjithë drejtorëve 3 parimet mbi të cilat e bazojmë qeverisjen tonë gjatë këtij mandati: ndryshim, ndershmëri, profesionalizëm. Monitorimi dhe skanimi i vazhdueshëm i gjendjes në qytet, do të sigurojë mbarëvajtjen e iniciativave që po i ndërmarrim. Temë kryesore është gjithashtu edhe rritja e investimeve dhe kthimi i  Gjilanit në qendër të Anamoravës dhe urë lidhëse strategjike ekonomike”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.​ 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)