23 Dhjetor 2024

Gjilani realizoi të hyra për 217 për qind më shumë se vitin 2020

 Gjilan, 15 gusht - Komuna e Gjilanit ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë të të hyrave vetanake në kodin e Tatimit në Pronë, falë ardhjes masive të mërgimtarëve dhe lojalitetit të tyre për të kryer obligimet shtetrore në vendlindjen e tyre.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë analizimit të të hyrave në bazë të shifrave zyrtare që disponon Drejtoria e Financave në Gjilan, ka theksuar se ka rritje të inkasimit në kategorinë e Tatimit në Pronë, që fatbardhsisht sipas tij edhe qytetarët e Gjilanit, por në masë të jashtëzakonshme iu kanë përgjigjur pagesave mërgimtarët tanë.

“Përkundër që një vit më parë gjilanasët për shkak të pandemisë mbetën pa u takuar me familjarët e tyre në mërgatë, ata këtë vit kanë ardhur me plotë të mira."

"Në këtë rrafsh përfituese është edhe Komuna e Gjilanit, në kodin buxhetor të Tatimit në Pronë, ku kemi të hyra për 217 për qind më shumë se në gjashtë mujorin e vitit 2020 dhe të hyrat më të mëdha të shënuara ndonjëherë deri më sot kur analizohen edhe dy muajt e sezonit të verës. Deri më tani është realizuar planifikimi në të hyra nga Tatimi në Pronë mbi 74 për qind dhe mbi 63 për qind nga të hyrat e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej ka falënderuar të gjithë mërgimtarët që këtë vit kanë ardhur në vendlindje, duke u dëshiruar atyre pushime të mira në Kosovë dhe njëkohësisht ka uruar fat, shëndet dhe suksese pas kthimit në vendin ku ata janë duke punuar dhe jetuar me familjet e tyre.

“Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë ardhur këtë vit në Gjilan. Janë heronj të gjallë, sepse me kontributin e tyre për një periudhë të shkurtër bëjnë të mundur që të ketë qarkullim të madh në të gjitha sferat e jetës, pavarësisht se në cilën veprimtari."

"Komuna e Gjilanit gjithmonë do t’i pres në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse ata vijnë në shtëpinë dhe familjet e tyre. Ata me kursimet e tyre investojnë në të gjitha format në vendlindje dhe kështu rrisin të gjithë parametrat e zhvillimit”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)