06 Nëntor 2024

Gjilani plotëson të gjitha kushtet për investime të mëdha private

Gjilan, 14 shtator – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, së bashku me donatorët gjerman, të cilët janë investitor potencial për zhvillimin e prodhimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë, kanë vizituar fabrikën për përpunimin e drurit ‘Palma’, të cilët janë interesuar për kapacitetet prodhuese, kualitetin e prodhimit dhe mundësinë e investimit në fusha të ndryshme prodhuese.

Haziri në fjalën e tij gjatë vizitës në këtë fabrikë, ka thënë se investimet e huaja mundësojnë një zhvillim ekonomik dhe ndikojnë në rritjen e të punësuarve në vend, që është interesi më i madh për zbutjen e papunësisë së madhe që është tani.

Njëkohësisht Haziri ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit për krijimin e kushteve që investimi të jetë i qëndrueshëm dhe të jetë i koncentruar në Komunën e Gjilanit, sepse ka profesionistë të fushës dhe ka hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e çfardo biznesi.

“Gjilani ka fuqinë punëtore, ka profesionalizëm dhe nevojiten investime të cilat ngritin zhvillimin ekonomik. Ka fusha të shumta në të cilat mund të investohet, që nga fusha e bujqësisë, e deri te përpunimi I drurit apo përpunime të tjera.

E nga ana e tij investitori gjerman Dr. Axel Eckart, i cili është udhëheqës i kompanisë EMCP AG, e cila ka perfeksion minierat dhe prodhimin ne fusha te ndryshme, ka potencuar se Gjilani është një qendër e cila është urë lidhëse e fuqishme dhe një potencial i mundshëm për invesim dhe ndërtim të afarizmit. Njëkohësisht ai ka dhënë sinjalet positive për fillimin konkret të investimit, sepse sipas tyre fuqia punëtore dhe profesionale ekziston, lënda e parë gjithashtu dhe tregu sipas tyre në shumicë është i dedikuar për eksportim të produkteve në BE por edhe vendor.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)